image Vdes nga COVID-19 një grua shtatzënë në Tiranë

Shqipëri

Vdes nga COVID-19 një grua shtatzënë në Tiranë

news image

Një grua shtatzënë e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë në Tiranë.

Viktima 33-vjeçare mësohet se ishte 4 muajshe shtatzënë dhe ndodhej e shtruar te Spitali Infektiv.

Gruaja shtatzënë ndodhej e shtruar në reanimacionin e Infektivit prej dy ditësh.

“Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë”, tha ministria një ditë më parë, ku njoftoi se në total nga koronavirusi kishin humbur jetën 17 pacientë.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. /Gazeta Sinjali/