image Shqipëri/ Minibusi del nga rruga, humb jetën një person, 9 të lënduar

Shqipëri

Shqipëri/ Minibusi del nga rruga, humb jetën një person, 9 të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugor Gramsh-Kushov, ku një minibus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua, përcjell Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 30-vjeçar, ndërsa janë plagosur edhe 9 persona të tjerë

Policia njofton se 9 pasagjerët e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, teksa janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibusi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore.

“Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibus me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore”, ka njoftuar policia.

Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Gazeta Sinjali/