image Publikohen fotografitë, këto janë katër viktimat në lumin e Gramshit

Shqipëri

Publikohen fotografitë, këto janë katër viktimat në lumin e Gramshit

news image

Babai Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu si dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç janë katër viktimat e ngjarjes tragjike të ndodhur dje në liqenin e Gramshit.

Ishin familjarët e tyre, të cilët lajmëruan policinë, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe angazhuan palombarët për nisjen e kërkimeve të trupave. Pas 90 minutash kërkime, katër viktimat; Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi, Melsi Zogu, 20 vjeç, u nxorën të pajetë nga liqeni me ndihmën e palombarëve.

Së fundmi nga mediat në Shqipëri janë publikuar edhe fotografitë e tyre.

/GazetaSinjali/