image Shqetësuese/ Numër i madh i tentim vetëvrasjeve nga të rinjtë, detaje për rastin e 22-vjeçarit në Prizren

Siguri

Shqetësuese/ Numër i madh i tentim vetëvrasjeve nga të rinjtë, detaje për rastin e 22-vjeçarit në Prizren

news image

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt, raporton Sinjali.

Një ngjarje e tillë dhe mjaft ka ndodhur të premten në fshatin Lubizhdë të Prizren, ku një i ri, i moshës 22-vjeçare ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se i riu është është dërguar në këtë qendër nga familjarët e tij, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas burimeve, ai kishte konsumuar një sasi të preparateve higjienike (domestos), me qëllim që të kryejë vetëvrasje.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali, me ç’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet qe zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

/GazetaSinjali/