Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi tha se ende nuk dihet burimi i infeksionit për rastin e ri që ka rezultuar pozitiv sot në këtë komunë.
Ademi tha se personi i infektuar ka shkuar direkt në Klinikën Infektive dhe aty i është bërë testimi.
I infektuari para disa dite kishte kryer një kontroll mjekësore në një ordinancë private, por ende nuk dihet burimi i infeksionit.
Sipas Ademit, kjo është shumë shqetësuese pasi duhet të bëhet lista e kontaktave dhe deri tani vetëm 11 persona janë regjistruar si kontakt me të infektuarin, ku testimi i tyre pritet të bëhet në ditët në vijim.
“Nuk dihet burimi, është rast i ri, nuk dihet nga ka ardh deri te infektimi. Personi para disa dite kishte kryer një kontroll mjekësore në një ordinancë private” tha Ademi nër Rtv Dukagjin./Gazeta Sinjali/