image Shqetësuese: Fëmijët në Fushë Kosovë rrezikojnë njëri-tjetrin duke gjuajtur me fishekzjarrë

Siguri

Shqetësuese: Fëmijët në Fushë Kosovë rrezikojnë njëri-tjetrin duke gjuajtur me fishekzjarrë

news image

Disa fëmijë kanë rrezikuar njëri-tjetrin duke u gjuajtur me fishekzjarre në Fushë Kosovë.

Në një video shihen katër fëmijë të cilët gjuajnë fishekzjarrë në drejtim të njëri-tjetrit.

Ndryshe, disa komuna e kanë ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Përdorimi i mjeteve piroteknike është ndaluar në tregje, rrugë e sheshe, në të kundërtën qytetarët do të gjobiten.


/GazetaSinjali/