image Shqetësuese: Edhe një e mitur lind fëmijë, Policia në Pejë nis hetimet - Sinjali

Shqetësuese: Edhe një e mitur lind fëmijë, Policia në Pejë nis hetimet

news image

Një vajzë e mitur ka lindur dje një foshnje nga bashkëjetesa me një burrë në komunën e Pejës, me ç’rast është njoftuar Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar Policia përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se partneri i të miturës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, raporton Gazeta Sinjali.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, e mitur, ka lindur një foshnje në spital. I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar dhe sipas tij është duke bashkëjetuar me viktimën”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, rasti po hetohet nga njësitë relevante.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin