image Shqetësuese: Brenda gjashtë muajve, 8 persona ia morën jetën vetes - 31 të tjerë tentuan

Shqetësuese: Brenda gjashtë muajve, 8 persona ia morën jetën vetes – 31 të tjerë tentuan

news image

Tetë persona vendosën t’i japin fund jetës së tyre vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti në Kosovë.

Edhe më shqetësues është numri i atyre që tentuan të bëjnë të njëjtin veprim – plot 31 persona nga janari deri në qershor.

Vetëm në muajt e fundit, Sinjali ka raportuar për raste që kanë tronditur opinionin publik.

Disa nga këto janë: Një 26-vjeçare në Novobërdë dyshohet se tentoi vetëvrasjen me skalper, një 52-vjeçar në Junik me kallashnikov, ndërsa një i ri tentoi t’i japë fund jetës pas presionit të madh nga borxhet. Këto janë vetëm disa nga rastet që kanë përfunduar në faqet e kronikës së zezë.

Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se ky fenomen vazhdon të mbetet alarmues. Gjatë vitit 2025, 14 persona kryen vetëvrasje dhe 79 tentuan ta bëjnë një akt të tillë. Në vitin 2024 u regjistruan 20 vetëvrasje dhe 134 tentim-vetëvrasje.

Sipas statistikave të PK-së dhënë për Sinjalin, një vit më herët, në 2023, numri i vetëvrasjeve arriti në 42. Edhe viti 2022 ishte ndër më të rëndët, me 43 vetëvrasje dhe 140 tentim-vetëvrasje.

Viti më tragjik i dekadës së fundit ishte 2021. Atë vit, 54 persona i dhanë fund jetës së tyre – numri më i lartë i regjistruar në Kosovë. Ndërsa në vitin 2020 u raportuan 41 vetëvrasje dhe 102 tentativa.

Në vitin 2019 u regjistruan 36 vetëvrasje dhe 142 tentativa, kurse në vitin 2018, 36 vetëvrasje dhe 166 tentativa. Në vitin 2017 u raportuan 33 vetëvrasje dhe 218 tentativa.

Viti më tragjik i dekadës së fundit mbetet 2016, me 230 tentim-vetëvrasje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/