image E rëndë | 26-vjeçarja dyshohet se tentoi t’i japë fund jetës me skalper në Novobërdë

Siguri

E rëndë | 26-vjeçarja dyshohet se tentoi t’i japë fund jetës me skalper në Novobërdë

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Pasjak në Novobërdë, ku një 26-vjeçare dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke përdorur një mjet të mprehtë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Rasti është raportuar më 10 maj 2026 rreth orës 10:00.

Sipas informatave, Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendngjarje pas pranimit të informacionit për një tentim vetëvrasjeje që dyshohet se është kryer me skalper.

Burimet bëjnë të ditur se viktima, B.I, është gjetur me shenja jete dhe ka marrë ndihmën e parë nga ekipi mjekësor.

Në vendngjarje kanë intervenuar edhe hetuesit rajonalë për ekzaminimin e rrethanave të incidentit.

Sinjali mëson se Prokurori i Krimeve të Rënda e ka cilësuar rastin si: “Tentim vetëvrasje”.

Sipas mjekëve që kanë trajtuar të renë, gjendja e saj është stabile, por për shkak të lëndimeve ajo është dërguar në QKUK, në repartin e kirurgjisë plastike për trajtim të mëtejshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/