image Shqetësuese: Brenda dy ditësh dy të mitura shtatzëna dërgohen në QKUK për të lindur

Siguri

Shqetësuese: Brenda dy ditësh dy të mitura shtatzëna dërgohen në QKUK për të lindur

news image

Është rritur numri i rasteve kur vajza të mitura shtatzënë shtrihen nëpër spitale për të lindur. Dy raste të tilla kanë ndodhur brenda dy ditëve të fundit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë njoftuar se në dy ditët e fundit në Klinikën e Gjinekologjisë janë shtruar dy vajza të mitura për të lindur.

Siç mëson Sinjali, njëra nga të miturat shtatzënë është 14-vjeçare, ndërsa tjetra 16-vjeçare.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës nuk është raportuar për asnjërin nga rastet, ndërsa Sinjali ka dërguar pyetje dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe më 13 dhjetor, se një e mitur 16-vjeçare shtatzënë në muajin e tetë ishte shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë.

/GazetaSinjali/