Recep Altundas nga Bursa e Turqisë, është 93-vjeçari i dytë turk që u shërua nga koronavirusi.
Gjatë ditës së djeshme, moshatarja e tij Alye Gunduz po duartrokitej nga mjekët, teksa po largohej e shëruar nga një spital në Stamboll.
Të njëjtën përcjellje me duartrokitje, e realizuan edhe stafi i spitalit në Gemlik, ku i moshuari Altundas u trajtua për një javë.
Atë e kishin dërguar në spital, pasi kishte simptoma të koronavirusit, por tani që gjendja tij është e mirë, është lëshuar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi.
“Unë nuk kam dalë asnjëherë nga shtëpia, nuk e di se ku jam infektuar”, ka thënë ai për mediat, duke mos ditur se nga kush është infektuar.