image Shpresë për fansat e futbollit, sot lëshohet sërish sistemi për blerjen e biletave Kosovë-Angli

Ndeshja/ Shpresë për fansat e futbollit, sot lëshohet sërish sistemi për blerjen e biletave Kosovë-Angli

news image

Tiks.App, është deklaruar përsëri për bllokimin e sistemit për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë-Angli, që pritet të zhvillohet ditën e diel në stadiumin “Fadil vokrri”.

Kompania e kontraktuar nga FFK për shitjen e biletave, Tiks.App, në një njoftim në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali, thekson se bllokimi ka ndodhur për shkak se kanë qenë cak i disa sulmeve të kordinuara kibernetike.

Kompania njofton se gjatë ditës së sotme do të lëshohet sërish sistemi për blerjen e biletave të mbetura për këtë ndeshje. Për orën e lëshimit të sistemit do të vendoset pas takimit që kompania do të ketë me FFK-në dhe Policinë. /Gazeta Sinjali/

Postimi i plotë i tyre: