image Shpërthimi i bombolës së gazit në Kumanovë, vdes një tjetër person

Rajon

Siguri/ Shpërthimi i bombolës së gazit në Kumanovë, vdes një tjetër person

news image

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga shpërthimi bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës. Në repartin e Neurokirurgjisë ka ndërruar jetë një 58 vjeçar, i cili ndodhej në gjendje të rëndë pas shpërthimit.

Për jetën po luftojnë edhe dy gra të moshës nga 30 deri 50 vjeç dhe një i moshuar, ndërsa tre të lënduarit e tjerë përfshi edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë janë në gjendje të qëndrueshme. Të lënduarit janë të shtruar në e Urgjencës Kirurgjikale në Shkup dhe në spitalin e qytetit “ Shën Naumi i Ohrit”.

Në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Rramanli, nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë e familjes Alimi, humbën jetën tre fëmijë të moshës nga tetë deri në 11 vjeç. Familjarët e të lënduarve në gjendje shoku thanë së tragjedia ndodhi ndërsa ishte duke u përgatitur mëngjesi. Banorët ndërkohë shprehen të tmerruar duke theksuar se fshati i tyre nuk mban mend një tragjedi të këtillë. /Gazeta Sinjali/