image Shpërthimi i bombolës në Ferizaj më 5 janar/ Prokuroria jep detaje

Siguri

Shpërthimi i bombolës në Ferizaj më 5 janar/ Prokuroria jep detaje

news image

Më 5 janar të këtij viti në një lokal të Ferizajt kishte shpërthyer një bombolë gazi me ç’rast shumë persona kishin marrë lëndime, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjashtë prej pacientëve që kërkuan ndihmë në QKUK, është dashur që të dërgohen jashtë vendit për trajtim të mëtutjeshëm për shkak të lëndimeve të rënda.

Katër prej të lënduarve kanë udhëtuar për në Turqi për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, kurse dy janë dërguar për në Austri.

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari në një prononcim për Gazetën Sinjali sot tha se rreth këtij rasti janë intervistuar disa dëshmitarë.

“Hetimet kanë filluar qysh në momentin kur ka ndodhur rasti, mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të personave që kanë qenë aty, fillimisht nuk kanë mundur të kthehen të gjithë, janë intervistuar një numër i madh i dëshmitarëve“, tha ndër të tjera Jashari.

Por, Jashari u shpreh se pa u intervistuar edhe pronari i këtij lokali dhe personat tjerë, nuk mund të dalin me një raport final.

“Pa u intervistuar edhe pronari i cili gjendet jashtë dhe 4-5 persona tjerë që gjinden jashtë e që nuk janë dëgjuar, s’mund të flasim. Pa u dëgjuar të gjithë, nuk mund të japim një raport final”, tha Jashari./Gazeta Sinjali/