image Shpërthim në Afganistan, dy persona të vrarë

Botë

Shpërthim në Afganistan, dy persona të vrarë

news image

Një shpërthim në rrugë që kishte në shënjestër një makinë talebane në Afganistan ka vrarë të paktën dy civilë, përfshirë një fëmijë.

Dy bomba shpërthyen në Jalalabad, në lindje të Kabulit, ndërsa një automjet taleban po kalonte të shtunën, duke vrarë një fëmijë, tha shefi i policisë, Ismatullah Mubariz.

Ai shtoi se asnjë luftëtar talebanë nuk u dëmtua, raporton abcnews, përcjell Gazeta Sinjali.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por grupi i Shtetit Islamik (IS) është aktiv në provincën lindore Nangarhar, ku ka nisur sulme të shpeshta që synojnë talebanët./GazetaSinjali/