Një shpërthim i madh raportohet se ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë.
Mediumi kroat 24Sata raporton se banorët e asaj zone thanë se bëhet fjalë për tërmet.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe njësitet policore dhe zjarrfikësit, teksa banorët thonë se një parashutë është parë të binte nga qielli.
Ende s’ka ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet atje.