image Shpërthen zjarri në një anije në portin e Durrësit, shmanget rreziku për jetët e njerëzve

Shqipëri

Shpërthen zjarri në një anije në portin e Durrësit, shmanget rreziku për jetët e njerëzve

news image

Një incident ka ndodhur sot në brigjet e Durrësit, ku nëa nijën tregtare “KLEDES MARY” ra një zjarr.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën të ditur se dy anije, në bashkëpunim me ekuipazhin e Forcës Detare dhe Sigurine Portuale të Durrësit arritën të marrin nën kontroll zjarrin.

13 1
13 2

“Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore” thuhet mes të tjerash në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”. Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore.

/GazetaSinjali/