Një zjarr ka shpërthyer në kishën 128-vjeçare në New York, duke shkatërruar dritaret dhe strukturën e brendshme të saj.
Zjarri filloi mëngjesin e hershëm të së shtunës në një ndërtesë afër Kishës “Middle Collegiate”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Nuk raportohet për të vdekur, por katër zjarrfikës pësuan lëndime, ndërsa autoritetet kanë filluar hetimin.
Kisha kryesore protestane ishte kompletuar së ndërtuari më 1892. Ajo mban Këmbanën e Lirisë së New Yorkut, e quajtur kështu sepse ra për të festuar nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së në vitin 1776.
Nuk është bërë e ditur nëse këmbana është dëmtuar./Gazeta Sinjali/