image Shpërthen zjarri në Hajvali, zjarrfikësit japin detaje

Siguri

Shpërthen zjarri në Hajvali, zjarrfikësit japin detaje

news image

Sonte është raportuar për një shpërthim të zjarrit në Hajvali të Prishtinës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me komandantin e zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zekën i cili ka treguar se zjarri ka ardhur pas ndezjes së disa mbeturinave.

Po ashtu, ai ka treguar se nga ky zjarr nuk ka pësuar lëndime ndonjë person.

Kanë qenë mbeturina, menjëherë zjarri është fikur. Nuk ka pasur dëme, zjarrfikësit kanë dalë menjëherë dhe e kanë fikë, ka qenë zjarr fushorë”, ka treguar Zeka.

/GazetaSinjali/