Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike mbrëmjen e së enjtes në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka shpërthyer rregullatori i ajrit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë, si pasojë e kësaj kryepunëtori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Raportohet se si pasojë e ndërprerjes se energjisë elektrike, nga presioni i avullit ka shpërthyer rregullatori i ajrit, me ç ‘rast kryepunëtori mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/