image Shpërthen punishtja e konservave në Janinë, vdes një shqiptar

Rajon

Shpërthen punishtja e konservave në Janinë, vdes një shqiptar

news image

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci tragjik i një shpërthimi të ndodhur në një rezervat dhe punishte konservash peshku në Prevezë, në zonën Hohla Fanariou.

Sipas informacioneve të para, i vdekur ka mbetur shqiptari Dritan Kodra 49 vjeç dhe një 39-vjeçar grek, ndërsa një tjetër është dërguar me ambulancë në Janinë, pasi ka plagë të rënda në kokë.

Shkaqet e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga autoritetet.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ndërsa informacionet e para flasin për një shpërthim të bombulës me oksigjen gjatë procesit të saldimit në punimet që po kryheshin.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat , zjarrfikëset dhe forcat policore që kanë izoluar zonën.

/GazetaSinjali/