image Shpërthen një vullkan në Islandë

Evropë

Shpërthen një vullkan në Islandë

news image

Një vullkan ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në kryeqytetin e Islandës, në Reikjavik, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas autoriteteve vendase, çarja e tokës ka ndodhur në një gjatësi prej 500 deri 700 metra në Fagradalsfjall, ku shpërthimi i fundit aty ka ndodhur rreth 800 vite më parë.

Në tri javët e fundit, në Islandë janë regjistruar më shumë se 50 mijë tërmete, kurse gjatë vitit 2010 shpërthimi i një tjetër vullkani pezulloi qarkullimin ajror në të gjithë Evropën.

Para shpërthimit të vullkanit në zonë u regjistrua edhe një tërmet me magnitudë 3,1 i shkallës rihter./Gazeta Sinjali/