image Shpërthen një ndër vullkanet më aktive në Japoni

Botë

Japoni/ Shpërthen një ndër vullkanet më aktive në Japoni

news image

Ka shpërthyer një nga vullkanet më aktive në Japoni, Sakurajima, i cili ngriti një re hiri në të paktën 2.000 metra lartësi mbi krater.

Sipas Qendrës Këshilluese Vullkanike të Tokës (VAAC), reja e hirit mbi vullkan arrin 4.000 metra ose 2.880 metra mbi krater.

Sakurajima, që do të thotë “Lulja e qershisë”, ndodhet rreth 50 kilometra larg centralit bërthamor Sendai.

Vullkani ka nxjerrë vazhdimisht hirin, dhe shpërthimet kanë qenë të shpeshta që nga viti 1955. /Gazeta Sinjali/