Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në Kabul të Afganistanit, në hyrje të xhamisë Eidgah, ku sipas mediave lokale ka të vdekur.
Lajmin për sulm e ka konfirmuar zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid në profilin e tij në Twitter, duke mos precizuar numrin e viktimave të këtij sulmi.
“Pasdite, një bombë shpërtheu në një tubim civilësh pranë hyrjes së Xhamisë Eidgah në Kabul, duke vrarë një numër njerëzish”, ka shkruar ai.
Sipas disa raportimeve nga vendi ku ka ndodhur sulmi, para shpërthimit janë dëgjuar disa të shtëna armësh.
Megjithatë deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës./Gazeta Sinjali/