Kryetari i rizgjedhur i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se ishte plan i Zotit rizgjedhja e tij si kryetar i Preshevës,
Numri një i Preshevës madje filloi të qante pasi e rimori postin e kryetarit të kësaj komune, shkruan Gazeta Sinjali.
“Pikë së pari njëherë dua ta feleminderoj në këtë muaj të shenjtë Zotin, i cili ma ka mundësuar prapë me qëndru këtu dhe i cili jep pushtet, merr pushtet dhe prapë jep pushtet ashtu ai siç mendon dhe ashtu ai siç e planifikon, dhe unë jam i kënaqur me vendimin e tij që me qenë prapë këtu dhe me iu drejtu si kryetar; kjo është pikë së pari”, tha Arifi të hënën në Kuvendin Komunal.