image Shpërthen gypi, disa fshatra të Pejës mbesin pa ujë

Sociale

Shpërthen gypi, disa fshatra të Pejës mbesin pa ujë

news image

Sot, ka ndodhur një shpërthim lokal në një gyp, me ç’rast në disa lokacione të fshatrave të Pejës është ndërprerë furnizimi me ujë, shkruan Gazeta Sinjali.

Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e Shkollës Ekonomike, në rrugën “Agim Qelaj”.

Ndërkohë, furnizimi me ujë është ndërprerë në fshatin Novosellë, B.T. Vitomerica I, II dhe III, Fusha e Pejës, Lugu i Trestenikut, Lugu i Leshanit, fshati Loxhë, Gorazhdec dhe B.T. Kristal.

Sipas kompanisë së shërbimit të furnizimit me ujë, Hidrodrini ekipet kanë intervenuar dhe kanë arritur tek vendi i shpërthimit.

Në njoftimin e kompanisë kanë bërë të ditur se po punohet për rikthim të furnizimit me ujë sa më shpejtë./GazetaSinjali/