Sot, ka ndodhur një shpërthim lokal në një gyp, me ç’rast në disa lokacione të fshatrave të Pejës është ndërprerë furnizimi me ujë, shkruan Gazeta Sinjali.
Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e Shkollës Ekonomike, në rrugën “Agim Qelaj”.
Ndërkohë, furnizimi me ujë është ndërprerë në fshatin Novosellë, B.T. Vitomerica I, II dhe III, Fusha e Pejës, Lugu i Trestenikut, Lugu i Leshanit, fshati Loxhë, Gorazhdec dhe B.T. Kristal.
Sipas kompanisë së shërbimit të furnizimit me ujë, Hidrodrini ekipet kanë intervenuar dhe kanë arritur tek vendi i shpërthimit.
Në njoftimin e kompanisë kanë bërë të ditur se po punohet për rikthim të furnizimit me ujë sa më shpejtë./GazetaSinjali/