image Shpërthen fishekzjarrja në skenë, vdes balerina 30 vjeçare

Botë

Shpërthen fishekzjarrja në skenë, vdes balerina 30 vjeçare

news image

Një balerinë spanjolle ka vdekur pasi një fishekzjarre ka shpërthyer gjatë kohës kur ajo po performonte live në një koncert.

Joana Sainz Garcia, 30 vjeçe, po performonte me grupin Orkestra Super Hollywood në një vend afër Madridit kur ndodhi incidenti tragjik.

Një fishekzjarre shpërtheu shumë afër balerinës duke e lënë në skenë pa ndjenja. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 00:00 sipas orës lokale.

30 vjeçarja u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra, ku dhe më vonë u konfirmua vdekja e saj.

Rreth 1.000 spektatorë po ndiqnin shfaqjen, në qytetin Las Berlanas, në veri-perëndim të Madridit.