image Shpërthen fabrika në flakë, mbi 23 të vdekur

Botë

Shpërthen fabrika në flakë, mbi 23 të vdekur

news image

Një zjarr masiv ka shpërthyer në zonën industriale të Bahrit në veri të kryeqytetit sudanez, Khartoum.

Të paktën 23 persona raportohet se kanë vdekur dhe 45 të tjerë u plagosën.

Përhapja e flakëve shkaktoi evakuime masive në zonë. 

Zjarri raportohet se shpërtheu fillimisht në fabrikën e qeramikës ‘Sila’ dhe u shkaktua nga një shpërthim i cisternës së gazit.

Shumë shpejt u përhap në të gjithë zonën duke shkaktuar pasoja fatale. /Gazeta Sinjali/