image Shpërndau një video të Tik Tokut, Haxhi Avdyli thotë se iu hakua Facebooku

Sociale

Shpërndau një video të Tik Tokut, Haxhi Avdyli thotë se iu hakua Facebooku

news image

Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli ka shpërndarë një video në Facebook, ku thuhet se disa këngëtar serb, kanë prejardhje shqiptare ose boshnjake.

Ky “preokopim” i Avdylit nxiti shumë reagime duke u kritikuar se si një deputet i Kuvendit gjen kohë për gjëra të tilla.

Mirëpo, pas këtyre kritikave, Avdyli ka fshirë postimin e tij, duke shkruar një status tjetër se i është hakuar faqja e tij në Facebook.

Ai shkroi se ka dy ditë që faqja e tij është tentuar të thyhet, duke shtuar se postimi paraprak nuk është bërë nga ai.

avdyli

/GazetaSinjali/