image Racizmi i Haxhi Avdylit: Edhe minoritetet udhëheqën me shëndetësinë në Kosovë

Politikë

Racizmi i Haxhi Avdylit: Edhe minoritetet udhëheqën me shëndetësinë në Kosovë

news image

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka bërë një deklaratë që duket të jetë mjaftë raciste ndaj minoriteteve në Kosovë.

Duke kritikuar partitë politike që kanë udhëhequr sektorin e shëndetësisë gjatë viteve të fundit, ai ka deklaruar se edhe “minoriteteve iu erdhi radha që ta udhëheqin”.

Para se të jepte këtë deklaratë, ai fillimisht tha se “faji nuk është jetim”, për dështimin në sektorin e shëndetësisë.

“23 vjet pas çlirimit, ky dështim në këtë sektor, mund të themi se faji nuk është jetim. Të gjitha partitë kanë udhëhequr këtë sektor, bile edhe partive minoritare iu ka ardhë rendi për të udhëhequr këtë sektor. Edhe VV-ja e ka udhëhequr për dy vite”, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjali/