image Avdyli nuk kërkon falje për racizmin: I vlerësova minoritetet

Politikë

Avdyli nuk kërkon falje për racizmin: I vlerësova minoritetet

news image

Deputeti i nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli nuk ka kërkuar falje për deklaratën e tij raciste ndaj partive minoritare në vend.

Avdyli ka marrë fjalën edhe një herë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke mos kërkuar falje për deklaratën e tij.

“Minstrinë e Shëndetësisë, e kanë udhëheq të gjitha partitë bile edhe minoritetet. DIkush e paska shkru koment racist. Te lutem, çfarë racizmi është ky koment, nuk është racizëm, është vlerësim për dy ministrat e shëndetësisë…Kjo është në kuptim pozitiv, që të gjitha partitë e kanë udhëheqë shëndetësinë dhe përgjegjësia na bie të të gjithë dhe kjo nuk ka të bëjë në këtë kontekst…Unë konsideroj partitë monitoare si parti të këtij kuvendi dhe parti si çdo parti tjetër”, ka thënë ai.

Fillimisht Avdyli foli për dështimet në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se “faji nuk është jetim”, dhe duke e lidhur këtë me partitë që kanë udhëhequr më herët.

Këtu, vjen edhe deklarata raciste e tij, të cilën e lidhë me fjalën “bile”, e më pas përmend minoritetet.

“23 vjet pas çlirimit, ky dështim në këtë sektor, mund të themi se faji nuk është jetim. Të gjitha partitë kanë udhëhequr këtë sektor, bile edhe partive minoritare iu ka ardhë rendi për të udhëhequr këtë sektor. Edhe VV-ja e ka udhëhequr për dy vite”, thënë ai.

/GazetaSinjali/