Gazetarja e Washington Post, Felicia Sonmez, është suspenduar nga puna, pasi ka postuar një link të një lajmi të vitit 2016, ku Kobe Bryant akuzohej për përdhunim.
Sonmez këtë histori e shpërndau në rrjetin social Twitter, vetëm pak orë pas vdekjes së yllit të basketbollit, transmeton Gazeta Sinjali.
Lajmi i cili ishte publikuar në prill të 2016-ës, përshkruante historinë e Kobe Bryant, ku në vitin 2003 ishte arrestuar për ngacmim seksual të një 19-vjeçare.
Pas këtij shkrimi, gazetarja ka marrë reagime të shumta nga publiku, madje ajo ka thënë se ka marrë edhe kërcënime me vdekje.
“Reagimet e njerëzve me nervozizëm dhe kërcënime drejt meje (dikush që as nuk e ka shkruar atë artikull, por që është raportim i mirë), tregon mirë presionin që njerëzit e kanë të qëndrojnë të heshtur në këto raste”, ka thënë Sonmez pas reagimeve të publikut.
Ylli i basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna Bryant, vdiqën dje pas një aksidenti fatal ajror /Gazeta Sinjali/