image Shpërndante kokainë, arrestohet 55-vjeçari në Fier

Rajon

Shqipëri/ Shpërndante kokainë, arrestohet 55-vjeçari në Fier

news image

Një 55-vjeçar nga Fieri ka përfunduar në prangat e policisë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia lokale ka bërë të ditur se ka arrestuar shtetasin me iniciale G.M., pas informacioneve të marra në rrugë operative se shpërndante drogë me automjetin e tij të tipit “Golf”.

Njoftimi:

Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash.

Sekuestrohen 5 doza Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.M, 55 vjeç, banues në Levan, Fier.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vendin e quajtur “QTU”, Fier, nga kontrolli i ushtruar  në automjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi G.M, u gjet një pako si ajo e ilaçeve ku brenda së cilës kishte pesë paketime në formë dozash me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.