image Shpejtësia në shesh e auobusëve e taksive është e kufizuar

Sociale

Shpejtësia në shesh e auobusëve e taksive është e kufizuar

news image

Pas rihapjes për qarkullim të rrugës “Xhorxh Bush”, për autobusë, taksi dhe vetura emergjente nëpërmjet një postimi në Facebook është deklaruar edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj.

“Pas përfundimit të intervenimeve në infrastrukturën rrugore dhe pas vendosjes së shenjëzimeve, nga sot, me datë 13 janar 2023, sheshi “Xhorxh Bush” është hapur për linjat e Trafikut Urban, taksi dhe veturat emergjente (policia, zjarrfikësit, auto-ambulancat), të cilët do të kenë qasje në këtë shesh me shpejtësi të kufizuar të qarkullimit prej 20km/h”, ka shkruar Zogaj.

/GazetaSinjali/