Ka nisur sot seanca e dëshmive publike në Dhomën e Përfaqësuesve lidhur me hetimet ndaj presidentit amerikan Donald Trump.
Zyrtarët e administratës së Trumpit po dëgjojnë dhe do të vazhdojnë të dëgjojnë disa orë dëshmi nda dy zyrtarë të Departamentit të Shtetit – William Taylor, diplomati më i lartë aktual amerikan në Ukrainë dhe George Kent, i cili mbikëqyr çështjet e Ukrainës.
Të dy zyrtarët kanë thënë se Trump i bëri presion presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për të hapur hetime ndaj njërit prej kundërshtarëve të tij kryesorë demokrat, Joe Biden, si kusht që të zhbllokonte ndihmën ushtarake prej 391 milion dollarësh për Kievin, i cili e kërkonte për të luftuar separatistët pro-rusë në pjesën lindore të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një telefonatë në fund të korrikut me presidentin ukrainar, Vlodymyr Zelenskiy, Trump i kërkoi atij “një favor”, hetimin e ish-nënpresidentit Biden, punën e djalit të tij Hunter Biden në një kompani ukrainase të gazit natyror dhe një teori tashmë të pavërtetuar se ishte Ukraina që kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 të fituara nga Trump e jo Rusia, siç konkludoi komuniteti i inteligjencës amerikane.
Presidenti Trump ka vazhduar të vihet në sulm kundër hetimit për ngritje akuzash që synojnë shkarkimin e tij, hera e tretë e një procesi të tillë në historinë e SHBA-së.
Më poshtë mund ta shikoni drejtpërdrejt seancën dëgjimore. /Gazeta Sinjali/