image Shpallet trajneri i sezonit në Premierligë, nuk është Guardiola

Futboll

Shpallet trajneri i sezonit në Premierligë, nuk është Guardiola

news image

Marcelo Bielsa është shpallur menaxheri i sezonit në Premier Ligë pasi mori 36% të votave në sondazhin e bërë nga BBC, përcjell Sinjali Sport.

Në votimin e fansave anglez, argjentinasi doli shumë para Pep Guardiolas që e fitoi titullin e kampionit me Manchester Cityn dhe do të paraqitet në finale të Champions League këtë të shtunë.

David Moyes ishte pretendenti kryesor për t’i marrë kurorën e më të mirit Bielsas, që i fitoi 31 për qind të votave.

Pas treshes në fjalë radhiteshin Ole Gunnar Solskjaer dhe Brendan Rodgers.

Kujtojmë që Leeds United ka pasur formë fantastike pas kthimit në elitën e futbollit anglez duke mos humbur asnjë ndeshje të vetme ndaj ekipeve të top6-shes në shtëpi.

Leeds ka përfunduar në vendin e 9 me 59 pikë të tubuara, në sezonin e parë me Bielsan në elitën e futbollit anglez. /Gazeta Sinjali Sporti/