image Shpallet gjendje emergjente në komunën e Deçanit

Siguri

Shpallet gjendje emergjente në komunën e Deçanit

news image

Komuna e Deçanit ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes emergjente në gjithë territorin e kësaj komune, pasi që më shumë se 1 mijë qytetarë të saj janë helmuar, raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim obligon të gjitha institucionet e nivelit lokal për ngritjen e gatishmërisë për menaxhimin e kësaj situate emergjente të ndodhur pas helmimit të fundit.

Më tutje në këtë vendim thuhet se Drejtoria e Shëndetësisë, ajo e Financave, Drejtoria për Mbrojtje, Njësia e Zjarrfikësve, Inspekcioni, QKMF-ja, si dhe KRU “Hidrorini” e NPL “Higjiena”, janë të obliguar të punojnë me kapacitete të plota njerëzore dhe humane, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të komunës së Deçanit./Gazeta Sinjali/