image Helmimi i kosovarëve në Shëngjin, flasin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri

Shqipëri

Helmimi i kosovarëve në Shëngjin, flasin nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri

news image

12 pushues nga Kosova që po qëndronin në një hotel në Shëngjin kanë përfunduar në spital pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas të dhënave nga spitali, pushuesit që janë paraqitur kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Spitali i Lezhës ka thënë se pas trajtimit, ata janë liruar.

“Ditën e djeshme janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Lezhës, rreth 12 persona që vinin nga një hotel të cilët si ankesa kishin marrje mendsh, dobësi të theksuara trupore, dhimbje koke, por pa të vjella. Me parametra të mirë përveç një tensioni të ulët, kur janë paraqitur në urgjencë janë marrë analizat dhe i është dhënë ndihma mjekësore. Pasi i ështq dhënë ndihma, të gjithë janë përmirësuar dhe në përgjithësi analizat kanë dalë mirë. Aktualisht nuk ka të shtruar në spital, pasi kanë marrë ndihmën janë larguar nga urgjenca”, ka njoftuar një mjek.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka thënë se nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimet, por për një problem me preparatin e përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë por ndërkohe mund të ketë ndikuar edhe mungesa e energjisë elektrike (ka munguar energjia prej orës 4-6:30 të mëngjesit) dhe temperaturat e larta kanë bërë që ndikimi të jetë më i madh./ TCH

/GazetaSinjali/