image Shpallet formacioni më i mirë i EURO-s, Xhaka pjesëmarrës - Sinjali

Shpallet formacioni më i mirë i EURO-s, Xhaka pjesëmarrës

news image

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës dhe Arsenalit ka arritur që të jetë në ekipin më të mirë të Euro 2020.

Granit Xhaka është shpërblyer nga UEFA si njëri prej mesfushorëve më të mirë në këtë kampionat. Zvicra u eliminua nga Spanja në çerekfinale, për ta bërë historinë duke eliminuar Francën.

Kjo ishte edhe hera e parë që Zvicra kishte shkuar kaq larg në një garë ndërkombëtare në futboll.

Në portë për këtë Euro 2020 pa dyshim është Gianluigi Donnarumma, i cili dje arriti që të priste dy penallti, për të fituar në finale kundër Anglisë në “Wembley”.

Katërshja më e mirë në mbrojtje sipas UEFA-së ishte: Maehle (Danimarkë), Chiellini (Itali), Maguire (Angli) dhe Luke Shaw (Angli).

Granit Xhaka është zgjedhur si mesfushori më i mirë defansiv bashkë me Paul Pogba (Francë). Kurse treshja më e avancuar në mesfushë ishte: Raheem Sterling (Angli), Federico Chiesa (Itali), Dolberg (Danimarkë) dhe në sulm ishte Cristiano Ronaldo (Portugali).

Në formacionin më të mirë të UEFA-së bëjnë pjesë tre lojtarë të Anglisë dhe tre të Italisë. Danimarka ka dy lojtarë kurse nga një lojtar e ka Zvicra, Franca dhe Portugalia.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin