image Shpallet fituesi i çmimit të publikut në Festivalin e Këngës Epike dhe Lirike në Mat

Shpërblimi/ Shpallet fituesi i çmimit të publikut në Festivalin e Këngës Epike dhe Lirike në Mat

news image

Ansambli i Gjilanit është shpërblyer me çmimin e publikut në Festivalin e Këngës Epike dhe Lirike, i cili u mbajt në Bashkinë e Matit, konkretisht në qytetin e Burrelit-Shqipëri.

Sipas njoftimit, në këtë Festival ansambli u paraqit me këngë shqipe.

“Ansambli ynë u paraqit me Këngë të pastra shqipe kryesisht të trevës sonë, edhe pse po përballemi me vështirësi të mëdha Ansambli ynë po arrin te ruaj dhe kultivoj traditat tona shekullore, duke iu falënderuar artistëve të shumtë gjilanas që kanë vullnet të pa thyeshëm për ti ruajtur këto vlera”, thuhet në njoftim.