image "Show" nga armata e kuqe, Arsenali ia shënon tre gola Fulhamit në 45 minutëshin e parë - VIDEO

Futboll

“Show” nga armata e kuqe, Arsenali ia shënon tre gola Fulhamit në 45 minutëshin e parë – VIDEO

news image

Arsenali ka mbyllur pjesën e parë ndaj Fulhamit në avantazhin e tre golave.

‘Gunners’ ishin dominues në çdo aspekt të mundshëm ndaj kundërshtarit, dhe kishin edhe raste të tjera shënimi.

Sfidën e zhbllokoi mbrojtësi Gabriel Magalhaes, i cili realizoi me kokë pas një rivënie nga këndi për mysafirët në minutën e 21-të

Pesë minuta më vonë, ‘Gunners’ dyfishuan epërsinë, këtë herë me anë të Gabriel Martinellit, i cili realizoi po ashtu me kokë pas një harkimi fantastik nga Leandro Trossard.

Krejt në fund të pjesë së parë, Arsenali kompletoi ‘hat-trickun’, duke realizuar Martin Odegaard.

Të tre asistimet ishin të dhuruara nga Leandro Trossard.

/GazetaSinjaliSport/