image Shoqëruesi i rrin gati Kurtit, nuk e lë as të përkulet për t’i rregulluar pantollonat – ia rregullon vet

Kosovë

Shoqëruesi i rrin gati Kurtit, nuk e lë as të përkulet për t’i rregulluar pantollonat – ia rregullon vet

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës ka bërë nderime te pllaka në Parkun e të Pagjeturve, ku pas tyre foli edhe për hapjen e arkivave që do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, raporton Gazeta Sinjali.

E teksa shkonte të bënte nderime, një detaj mjaft interesant u kap nga kamerat.

Kryeministrit po i rrinte gati shoqëruesi i tij, i cili në një moment kur vëren se pantollonat e tij s’janë në rregull, ulet dhe ia rregullon vet.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/275649584996519/?cft[0]=AZVTrodzykgAEfvSJ2xRc4FG6tOQsqJnR-OsLwg2ZSlDX8EQ6pT2LRcOmv0NA2aUExKw1TmZQ541BKXEe_XZzFyKi1xyzqWOQeUhKUDohqRVov9afwcsNQGov0dfnwEn3vHyBv8Hdh__UN6TBJT_gZa1N9JIipRUhw8v42SQP0pzfW7xTVatl5gKBCsucZN7aKY&tn=%2CO%2CP-R

Pas nderimeve në një deklarim për media ai tha se për shkresën që kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ia ka dërguar Serbisë, për të kërkuar hapjen e këtyre arkivave nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën të cilën e ka dërguar Hoti për hapjen e arkivave atje në mënyrë që të merret vesh e vërteta dhe të mundësohet drejtësia”, tha Kurti.

Ndërsa, pas përfundimit të deklarimit Kurti u pa edhe teksa bënte fotografi me një qytetar.

/GazetaSinjali/