image Shoqërohet në polici një qytetar i Rahovecit, dyshohet se fotografoi votën

Kosovë

Shoqërohet në polici një qytetar i Rahovecit, dyshohet se fotografoi votën

news image

Një qytetar është duke u intervistuar në stacionin policor në Rahovec pasi dyshohet se ka fotografuar votën, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale të Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Ju njoftoj se policia ka marrë informacion se dyshohej se në një nga qendrat e votimit në Rahovec një votues ka fotografuar votën e tij. Hetuesit rajonal së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë shkuar menjëherë në atë lokacion. Personi në fjalë është duke u intervistuar në Stacionin policor në Rahovec”, tha Podrimaj për Gazetën Sinjali.

Ndërsa, sipas DNV-së, fotografimi i votës deri më tani ka ndodhur 83 herë. /Gazeta Sinjali/