Kandidati për asamblist të Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Shala dhe komisioneri Arsim Miroci në Junik janë shoqëruar në stacionin policor pas një fjalosje, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi bëri të ditur se pas intervistimit personat në fjalë janë intervistuar nga policia më pas janë liruar.
“Pas shoqërimit në stacionin policor dhe pas intervistimit, është konstatuar se s’ka elemente të veprës penale. Rasti është proceduar si prishje e rendit dhe qetësisë publike”, tha Nikçi. /GazetaSinjali/