image Shoqata e të Zhdukurve: Në librat e viktimave të luftës mungojnë emrat e 120 të vrarëve nga Podujeva - Sinjali

Shoqata e të Zhdukurve: Në librat e viktimave të luftës mungojnë emrat e 120 të vrarëve nga Podujeva

news image

Shoqata e të Zhdukurve të Kosovës ka theksuar se Qeveria e Kosovës për 21 vite nuk ka punuar asgjë për hulumtimin e krimeve të luftës, përveç se ka formuar një Institut për hulumtim.

Ky institut, sipas tyre, përveç se gjatë punës ka shpenzuar mjete të taksapaguesve, ka arritur që të publikojë dy libra me 600 të vrarë, njëri nga prej të cilëve, kjo shoqatë pretendon se ka qenë kopjim i një autori tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu në komunikatën e kësaj shoqate, thuhet se në librat e publikuar ende mungojnë emrat e mbi 120 personave të vrarë, pa i llogaritur sipas tyre personat që e kanë gjetur vdekjen nëpër male në mungesë të mjekut, barnave ose ushqimit.

“Vetëm në Komunën e Podujevës, në këto libra mungojnë emrat e mbi 120 personave të vrarë. Por nëse e llogarisim numrin e peronave që kanë gjetë vdekjen nëpër male, për mungesë të mjekut, barnave dhe ushqimit e që sipas Ligjit për Viktima Civile të Luftës, llogariten si viktima të luftës, numri do të ishte shumë më i madh”, thuhet në reagim.

“Është e domosdoshme që Qeveria por edhe Parlamenti i Republikës të Kosovës të merren seriozisht me këtë çështje, jo vetëm për fushata elektorale dhe për marketing polik, po me veprime konkrete”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Këto ditë po flitet për një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes të Republikës të Kosovës dhe Republikës të Serbisë. Në këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse po thuhet se do të përfshihen edhe dëmet e luftës, e në rend te parë të zhdukurit dhe viktimat e luftës.

Sa i përket të zhdukurve sado pak ekziston një regjistër i cili mund të përdoret sa për të biseduar para kësaj marrëveshje. Mirëpo kur bëhet fjalë për personat e vrarë gjendja është krejt ndryshe. E vërteta është se në Republikën e Kosovës nuk ka data bazë dhe të dhëna zyrtare mbi numrin e të vrarëve gjatë luftës të vitit 1989/1999.

Krejt çka kanë bërë institucionet e Republikës të Kosovës për 21 vite kanë formuar një Institut për hulumtimin e krimeve të luftës, i cili institut për shtatë-tetë vite punë, përveç që kanë shpenzuar mjete të taksapaguesve të Kosovës, ka arritë dhe t’i publikojnë dy libra me 600 të vrarë. Libri i parë me 300 të vrarë ka qenë kopjim nga një libër i një autori tjetër.

Gjatë kësaj periudhe 21 vjeçare edhe disa OJQ dhe disa autorë kanë publikuar disa libra për krimet e luftës në Kosovë. Këto libra shumica ka qenë të kopjuara nga njëra-tjetra.

Vetëm në Komunën e Podujevës, në këto libra mungojnë emrat e mbi 120 personave të vrarë. Por nëse e llogarisim numrin e peronave që kanë gjetë vdekjen nëpër male, për mungesë të mjekut, barnave dhe ushqimit e që sipas Ligjit për Viktima Civile të Luftës llogariten si viktima të luftës, numri do të ishte shumë më i madh.

Është e domosdoshme që Qeveria, por edhe Parlamenti i Republikës të Kosovës të merren seriozisht me këtë çështje, jo vetëm për fushata elektorale dhe për marketing polik, po me veprime konkrete.

Ideja që përsëri të formohet instituti për hulumtim e krime të luftës nuk do të ishte asgjë tjetër pos shpenzime të parasë të taksapaguesve të Kosovës dhe zvarritje e zbardhjes së të vërtetës të krimeve serbe kundër popullatës civile ne Kosovë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin