image Shoqata e Prokurorëve reagon pas kërcënimit ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari

Kosovë

Siguri/ Shoqata e Prokurorëve reagon pas kërcënimit ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari

news image

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari pas një interviste në një emision televiziv.

Kjo shoqatë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kapen sa më shpejt kërcënuesit e prokurores Hajdari.

“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës reagon ashpër lidhur me kërcënimet për likuidim fizik të cilët janë bërë sot gjatë ditës ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari. Shoqata e prokurorëve kërkon nga Policia e Kosovës, që sa më parë të kapen kërcënuesit e prokurores dhe të sillen para organeve të drejtësisë”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, asnjë kërcënim apo sulm nuk do të lëkund asnjë prokurorë që të zbatoj ligjin.

“Gjithashtu, njoftojmë opinionin se asnjë kërcënim apo sulm ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkund asnjë prokurorë që të zbatoj ligjin dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjellë para drejtësisë të gjitha ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale. /Gazeta Sinjali/