image Shoqata e Gastronomëve ultimatum 12 ditësh qeverisë për pako emergjente - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Shoqata e Gastronomëve ultimatum 12 ditësh qeverisë për pako emergjente

news image

Nga sot lokalet e gastronomisë janë obliguar me vendim të Qeverisë së Kosovës që të pezullojnë aktivitetin e tyre deri më 18 prill, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë këtyre 12 ditëve, shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive – through”.

Mirëpo, Shoqata e Gastronomisë ka filluar numërimin mbrapsht deri në hapje, si dhe i ka vendosur ultimatum qeverisë për miratimin e pakove emergjente që do t’i subvencionojnë pagat e punëtorëve të këtij sektori, si dhe qiratë e lokaleve.

Këtë premtim e kishin dhënë më 3 prill ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në takimin që kishin zhvilluar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin