image Shoqata e farmacistëve të Kosovës tregon arsyet e shtrenjtimit të barnave

Kosovë

Kërkesat/ Shoqata e farmacistëve të Kosovës tregon arsyet e shtrenjtimit të barnave

news image

Shoqata Farmaceutike e Kosovës thotë se ka pranuar shqetësime lidhur me ngritjen e çmimit të barnave, e të cilat vijnë rezultat i rritjes së çmimeve nga ana e distributorëve, por edhe si rezultat i rritjes së çmimit të lëndës së parë në vende të ndryshme të botës për shkak të gjendjes së krijuar me koronavirus.

“Kërkesa në rritje për këto produkte, shtynë në furnizimin e barnatoreve disa herë brenda ditës. Me këtë rast edhe çmimet e produkteve farmaceutike ndryshojnë në varësi të çmimit të furnizimit momental”, thuhet në komunikatë.

Shoqata Farmaceutike e Kosovës përkujton përgjegjësitë dhe obligimet e farmacistëve gjatë kësaj periudhe si furnizimi i mjaftueshëm me pajisje mjekësore (maska, dorëza, mjete të tjera dezinfektuese), informimi i drejtë dhe edukimi i qytetarëve mbi masat e parandalimit të përhapjes së infeksionit, si dhe konsultimet dhe referimet te mjeku kur është e nevojshme.

Farmacistët vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve dhe Shoqata Farmaceutike e Kosovës e vlerëson lart punën e tyre të palodhshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa kërkon nga Qeveria e Kosovës t’i trajtojë farmacistët si partnerë të rëndësishëm në përpjekjen për parandalimin e koronavirusit.