image Shokët tymosën ‘bari’ në banesë, prizrenasi dëshiron të dalë nga ballkoni por rrëzohet dhe lëndohet keq

Siguri

Shokët tymosën ‘bari’ në banesë, prizrenasi dëshiron të dalë nga ballkoni por rrëzohet dhe lëndohet keq

news image

Një person ka pësuar lëndime të rënda sot rreth orës 08:30, pasi ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese në fshatin Korishë në Prizren.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Emergjencës në spitalin rajonal të Prizrenit, bëjnë të ditur se viktima (emër i njohur për redaksinë), nga lëndimet e rënda që kishte marrë, e kishte të pamundur të lëvizte nga vendi ku kishte rënë, prandaj ishte marrë me autoambulancën e Emergjencës.

Sipas burimeve, viktima ka deklaruar për Policinë në spital se kishin qenë në banesë me disa shokë dhe se disa nga ta po tymosnin marihuanë brenda banesës.

Pasi ka dëgjuar troktitjen në derë, viktima kishte dalë nga ballkoni dhe ishte munduar të zbresë, por që kishte rënë nga kati i dytë.

Sinjali mëson se ai kishte dashur të shkojë në drejtim të fshatit Korishë, për të marrë automjetin e tij, por që nuk kishte mundur të lëvizste.

Hetuesit policorë kanë kontrolluar, fotografuar dhe dërguar në stacion veturën e viktimës, por që aty nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm dhe rasti vazhdon të hetohet.

/GazetaSinjali/